• Ankesa

Diskutime për Programe të Reja Studimi në UNISHK

Në vijim të reformave akademike u zhvilluan diskutime për programe të reja studimi në shqip dhe anglisht

Në kuadër të zhvillimeve akademike dhe modernizimit të ofertës arsimore, Rektori Gjuraj, zhvilloi një takim me përfaqësues të Departamentit të Administrim Biznesit dhe Matematikës për të diskutuar mbi krijimin dhe riaktivizimin e programeve të reja të studimit.

Në fokus të bisedimeve ishin:

Hartimi i një programi të ri Bachelor dhe/ose Master i Shkencave në Informatikë Ekonomike, në gjuhën shqipe dhe angleze.

Riaktivizimi i programit Informatikë në gjuhën angleze.

Krijimi i një programi Bachelor në Administrim Biznes, të ofruar në anglisht nga Fakulteti i Ekonomisë.

Ky hap synon të rrisë cilësinë dhe konkurrueshmërinë e UNISHK në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar , duke u dhënë studentëve mundësi më të gjera për studime dhe punësim në tregun global.

Rektori Gjuraj theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërdepartamental në zhvillimin e këtyre programeve dhe siguroi mbështetje për çdo nismë që përmirëson përvojën akademike dhe profesionale të studentëve.