• Ankesa

Diaspora4Innovation

Zv. Rektorja e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Blerta Dragusha, mori pjesë në vizitën studimore të organizuar në kuadër të projektit “Diaspora4Innovation”, e zhvilluar në Future Farming dhe H-FARM – dy prej infrastrukturave më inovative në Europë që lidhin universitetet me sektorin privat.

Kjo vizitë, e konceptuar nga akademikja e diasporës, znj. Valentina Ndou, kishte për synim ndarjen e eksperiencave, njohjen me projektet më bashkëkohore në fushën e inovacionit dhe teknologjisë, si dhe forcimin e bashkëpunimit mes universiteteve, qendrave kërkimore dhe industrisë.

Akademikët pjesëmarrës ndanë praktika e përvoja të tyre, duke fituar njohuri të drejtpërdrejta mbi perspektivat e reja të sipërmarrjes dhe krijimit të startup-eve, me mbështetjen e EU4Innovation dhe GERMIN.

Projekti “Diaspora4Innovation”, i nisur në maj 2024, synon të aktivizojë kapitalin intelektual të diasporës akademike e profesionale shqiptare për të ndikuar në zhvillimin ekonomik dhe për të krijuar një ekosistem inovacioni e sipërmarrjeje të qëndrueshme në Shqipëri.