• Ankesa

DHURO GJAK – DHURO JETË!

Sot, më 20 tetor 2025, në ambientet e Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, u zhvillua nisma humanitare “Dhuro gjak – Dhuro jetë”, me qëllim sensibilizimin e studentëve dhe qytetarëve për rëndësinë e dhurimit vullnetar të gjakut.

Aktiviteti u organizua nga Alternativa Studentore, në bashkëpunim me Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Spitalin Rajonal Shkodër, Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Shkodër dhe Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor.

Në sallën 102 të Fakultetit Ekonomik, studentë e pedagogë iu bashkuan kësaj nisme nën moton:

“Bashkohu me ne — Eja dhe ti!”

Ky gjest i thjeshtë, por i jashtëzakonshëm, përçon mesazhin më të bukur të humanizmit:

“Ne kujdesemi për ty, edhe pa të njohur.”