Dhurim Gjakut Një Dhuratë e Çmuar për Festat

Sot pranë Departamentit të Lëndëve Klinike dhe Paraklinike, Universiteti i Shkodrës, u realizua një seancë vullnetare dhurimi gjaku. Kjo seancë u organizua me nismën e Departamentit të Edukimit Fizik, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar , dega Shkodër, dhe vullnetarët e Medik Klub , pjesë e Departamentit të Lëndëve Klinike.

Motoja e kësaj seance dhurimi gjaku ishte “Të bëjmë dhuratën më të çmuar për festa, të dhurojmë jetë”.