Departamenti Biologji-Kimi, organizoi aktivitetin "Shkencëtarët mes nesh"

Sot, më 22 dhjetor, në sallën "Vehbi Bala" të Bibliotekës së Universitetit të Shkodrës"Luigj Gurakuqi", Departamenti Biologji-Kimi, organizoi aktivitetin "Shkencëtarët mes nesh".

Aktiviteti prezantoi tek studentet dhe kolegët ,një dimension tjetër të pedagogëve të departamentit,atë të shkencëtarit.

Pas fjalës së hapjes,të mbajtur nga drejtoresha e departamentit ,Prof.Ass.Dr.Ariana Striniqi, pedagogët e departamentit,referuan para studentëve dhe kolegëve, arritjet e tyre të fundit përmes kumtesave shkencore.

Morën pjesë studentë të bachelorit bioligji-kimi, si dhe të masterit shkencor biologji mjedisore.

Kumtesat u mbajtën nga Prof.Ass.Dr Ariana Striniqi, Prof.Dr Suzana Golemi, Prof.Dr Anila Neziri, Prof.Ass.Dr Anila Dizdari, Prof.Ass.Dr Neira Medja, Dr.Arselida Mashaj, Dr.Lulzime Dhora, Dr.Aurora Dibra dhe nga Dr.Donalda Lacej.

Në përfundim,pjesëmarrësit shprehën mendimin se takime të tilla nxisin frymën e bashkëpunimit shkencor.