Ambasadori i Ambasadës Italiane në Shqipëri, Fabrizio Bucci, i shoqëruar nga Konsulli i Nderit i Italisë në Shkodër, z. Roland Dodani, vizituan Universitetin e Shkodrës "Luigj Gurakuqi" me datë 22.02.2023.
Ky delagacion u prit nga Rektorja e Universitetit, Prof.Dr.Suzana Golemi, Zv. Rektore, Prof.Dr.Rajmonda Këçira dhe Zv. Rektor Prof.As.Dr. Paulina Guli. Gjatë këtij takimi u theksua bashkëpunimi i sukseshëm që Universiteti i Shkodrës ka me Universitetet italiane në kuadër të ndërkombëtarizimit si dhe u disktua mbi zgjerimin e këtij bashkëpunimi.
Nga ana e Ambasadorit u konfirmua edhe një herë mbështetja e tij për të nxitur dhe forcuar bashkëpunimin mes Universitetit të Shkodrës dhe universiteve italiane.