• Ankesa

Departamenti i Romanistikës i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” u përfaqësua në Konferencën Ndërkombëtare CISVA “Geografie liquide: dal diario di viaggio al blog”, zhvilluar më 21–22 maj 2026 në Università LUM Giuseppe Degennaro, në Bari, Itali.

Ky aktivitet shkencor, i organizuar në sesione të ndryshme tematike, bëri bashkë studiues të shumtë italianë dhe të huaj, përfshirë edhe profesorë nga universitetet shqiptare, ndër të cilët edhe Universiteti i Shkodrës, i përfaqësuar nga pedagoget e Departamentit të Romanistikës.

Kumtesat dhe diskutimet u fokusuan në evolucionin e letërsisë së udhëtimit, duke analizuar kalimin nga ditarët dhe dëshmitë klasike të shkrimtarëve deri te transformimet e tyre në mediat dhe blogjet digjitale bashkëkohore.

Në këtë konferencë ndërkombëtare, pedagogët dhe studiuesit e departamentit prezantuan kumtesat e tyre mbi tema që lidhen me letërsinë, udhëtimin, identitetin kulturor dhe narrativat bashkëkohore, duke sjellë një kontribut të vyer në diskutimet akademike të konferencës.

Kjo konferencë organizohet tradicionalisht çdo vit dhe përbën një hapësirë të rëndësishme shkëmbimi akademik e kulturor ndërmjet studiuesve nga universitete të ndryshme evropiane.