Konferenca Ndëruniversitare Shkencore CONFFOUR 2025 nis punimet në Universitetin e Shkodrës
Sot në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” u zhvillua dita e parë e Konferencës Ndëruniversitare Shkencore CONFFOUR 2025, me temë “Sfidat dhe Perspektivat e Zhvillimit të Turizmit të Qëndrueshëm”.
Konferenca u hap me fjalët përshëndetëse të Prof. Dr. Tonin Gjuraj, Rektor i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Prof. Asoc. Dr. Elidiana Bashi, Dekane e Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Shkodrës, Dr. Alkida Hasaj, Përgjegjëse e Departamentit të Turizmit, Prof. Dr. Adrian Civici, Rektor i Universitetit “Mesdhetar” të Shqipërisë, Prof. Asoc. Dr. Bernard Dosti, Dekan i Fakultetit Ekonomik në Universitetin Europian të Tiranës, dhe Enriko Keco, menaxher projekti në AADF. Moderimi i sesionit të parë u mbajt nga Prof. Dr. Arjeta Troshani.
Konferenca u organizua në pesë sesione, ku studiues dhe ekspertë diskutuan mbi:
Ndikimin e edukimit rajonal në turizmin e qëndrueshëm
Sfidat e mbriturizmit në Shqipëri – a rrezikojmë ta shndërrojmë turizmin në një sektor të paqëndrueshëm?
Rolin e mikrokredisë në nxitjen e sipërmarrjeve turistike
Dixhitalizimin e tour-operatorëve si një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të tregut turistik shqiptar, si dhe çështje të tjera që lidhen me turizmin e qëndrueshëm.
Dita e dytë e konferencës, më 5 shkurt, do të vijojë me:
Vizitë në Muzeun e Dëshmisë dhe Kujtesës
Shëtitje me anije turistike në Liqenin e Shkodrës për një përvojë praktike mbi turizmin e qëndrueshëm
CONFFOUR 2025 organizohet nga Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Shkodrës në bashkëpunim me universitete shqiptare dhe ndërkombëtare, si dhe me mbështetjen e institucioneve dhe organizatave të ndryshme.