Biblioteka “Marin Barleti” organizoi një veprimtari, me fokus nderimin e figurave të spikatura të letërsisë, ku, për herë të parë me çmimin “Koliqi” u nderua shkrimtari Ridvan Dibra, i cili gjatë viteve 1994 -2024 ishte profesor i letërsisë shqipe në Universitetin e Shkodrës.
Dibra është një ndër figurat kryesore të letërsisë së sotme shqipe dhe autor i shumë vëllimeve novatore. Ai është cilësuar si një nga pesë shkrimtarët më të mëdhenj të gjallë të letërsisë shqipe.