Ceremonia e Ndarjes së Çertifikatave për Studentët e Drejtësisë të Trajnuar nga Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas

U ndanë sot çertifikatat për studentët e Fakultetit të Drejtësisë të trajnuar nga Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas. Studentët e Fakultetit të Drejtësisë pjesëmarrës në këtë aktivitet patën mundësinë të diskutonin me Z. Anton Koca, Jurist pranë Qendrës së Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore Shkodër, lidhur me rastet që trajtohen më shumë pranë kësaj qendre. Studentët që më parë kishin kryer praktikën pranë kësaj qendre ndanë me të pranishmit eksperiencën e tyre.