• Ankesa

Ceremoni certifikimi për mësuesit e Medresesë së Shkodrës – një bashkëpunim i suksesshëm me Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”

Në një atmosferë miqësore u zhvillua sot, më 19 maj 2025, ceremonia e ndarjes së certifikatave për mësuesit e Medresesë së Shkodrës, të cilët përfunduan me sukses një cikël trajnimesh të zhvillimit profesional, të ofruar nga Laboratori i Trajnimeve të Edukimit të Vazhduar pranë Universitetit të Shkodrës.

Në këtë ceremoni ishte e pranishme edhe zv/rektorja Eliana Lacej.

Trajnimet u fokusuan në tematika bashkëkohore dhe të rëndësishme për përmirësimin e cilësisë në arsimin parauniversitar:

“Blended learning – Të nxënit e përzier”

“Rëndësia e aftësive të prezantimit në mësimdhënie e nxënie”

“Aftësitë bazë për qytetari aktive”

Këto sesione patën si synim rritjen e kapaciteteve profesionale të mësuesve dhe fuqizimin e rolit të tyre në një proces mësimor gjithnjë në përmirësim.

Ishte kënaqësi dhe privilegj të bashkëndanim eksperienca të vlefshme me mësuesit shumë të përkushtuar të Medresesë së Shkodrës.

Falënderim i veçantë për drejtuesit e shkollës për besimin e dhënë ndaj profesionalizmit të pedagogëve-trajnerë të USH-së.

Ky bashkëpunim është një dëshmi e fortë për lidhjen e vazhdueshme që Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” ruan me komunitetin e mësuesve të Qarkut Shkodër.