• Ankesa

Bursa Turke YTB Bashkëpunim i Ri Akademik në Universitetin e Shkodrës

Një delegacion nga Kryesia e Turqve të Diasporës dhe Komuniteteve Mike u prit nga Rektori Gjuraj dhe ekipi i tij. Në takim u paraqit skema e bursave turke (YTB), si dhe u ofrua informacion pedagogjik dhe kushtet formale të bursave.

Ky informacion do t’u shpërndahet studentëve.

Rektori Tonin Gjuraj shprehu vlerësimin dhe dëshirën për bashkëpunim të vazhdueshëm , duke theksuar rëndësinë e mundësive akademike për studentët. Ky bashkëpunim synon të krijojë ura të reja akademike dhe profesionale për të rinjtë shqiptarë në arenën ndërkombëtare.