tudentët pjesëmarrës në projektin ndërkombëtar “Forcimi i kapaciteteve dhe kompetencave digjitale në arsimin biomjekësor përmes ndërkombëtarizimit – BIOSINT” u pritën sot në një takim të përzemërt nga Rektori Gjuraj.
Në fjalën e tij, Rektori vlerësoi angazhimin e studentëve, duke theksuar se projekti BIOSINT është një model i shkëlqyer i ndërkombëtarizimit në praktikë dhe dëshmi se dijet bashkëkohore, kur shoqërohen me vizion dhe përkushtim, kthehen në vlerë të qëndrueshme për arsimin e lartë dhe shoqërinë.
Në ceremoninë e shpërndarjes së certifikatave ishin të pranishëm edhe pedagogë të FSHN-së, të cilët mbështetën studentët përgjatë zhvillimit të moduleve.
Pedagogu Julian Kraja nënvizoi vlerat e këtij projekti dhe theksoi se, falë këtij projekti, sot ambientet e mësimdhënies janë të pajisura me smartboard-e dhe laptopë, duke mundësuar një proces mësimor më efikas, zhvillimin e leksioneve online dhe përfshirjen e studentëve të huaj në mënyrë aktive.
Studentët përfituan nga tre module të specializuara në:
• Mjekësinë e personalizuar
• Menaxhimin shëndetësor në kohë krize
• Terapinë ushqimore mjekësore
Projekti BIOSINT dëshmon se përmes bashkëpunimit, inovacionit dhe ndërkombëtarizimit, arsimi i lartë mund të krijojë vlera të qëndrueshme për shëndetin publik dhe për shoqërinë digjitale të së ardhmes.
Takimi u shoqërua me atmosferë motivuese, ku certifikatat u bënë simbol i angazhimit dhe suksesit të studentëve tanë.
