Bashkëpunimi USH-AADF për Programin 'Shkolla e Drejtorëve

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” do të vazhdojë të jetë bashkëpunëtor i rëndesishëm për zhvillimin e programit të lidershipit për drejtues të institucioneve të arsimit parauniversitar "Shkolla e Drejtorëve", program ky i mbështetur edhe nga Albanian-American Development Foundation (AADF).

Këtë vit, programi mbështetet nga një ekip pedagogësh me përvojë të konsiderueshme në fushën e arsimit dhe menaxhimit, si: Prof.as. Albana Boriçi, Prof.as. Arjeta Troshani, Prof. as. Eranda Halluni, Dr. Alkida Hasaj, Dr. Pranvera Kraja, Dr. Elona Hasmujaj, Dr. Jonida Lesha, dhe M.Sc. Romina Kali.

Në bashkëpunim me "Shkollën e Drejtorëve" , është krijuar një mjedis i pasur për mësimdhënie/ mësimnxënie, ku pedagogët tanë nga Fakulteti i Shkencave të Edukimit dhe Fakulteti Ekonomik kontribuojnë me eksperiencën e tyre të pasur.

Duke ofruar këtë program, Universiteti ynë, jo vetëm që forcon pozicionin e tij si një qendër e shkëlqyer për edukimin, por kontribuon edhe në përmirësimin e cilësisë së arsimit në vend.

"Shkolla e Drejtorëve" ofron një platformë unike për drejtuesit të ndajnë përvoja, të mësojnë nga ekspertët dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre të udhëheqjes.

Urojmë të gjithë pjesëmarrësve një vit të pasur me arritje!