Bashkëpunimi mes Rektores së Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe Kolegjit AAB në Prishtinë

U nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi mes Rektores së Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe Kolegjit AAB në Prishtinë, Kosovë.

Ditën e martë, datë 07.06.2022 rektorja e Universitetit të Shkodrës, prof.dr.Suzana Golemi priti në një vizitë zyrtare zv/rektorin e Kolegjit AAB në Prishtinë pof.as.dr Shemsedin Vehapi i shoqëruar nga dekani i Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit prof. Fatmir Pireva si dhe prof.Dritan Ceka pedagog pranë Fakultetit të Shkencave të Edukimit.

Të pranishëm në takim ishin zv/rektorja për Marrëdhëniet me Jashtë prof.dr. Rajmonda Këçira si dhe dekani i Fakultetit të Shkencave të Edukimit prof.dr. Fatmir Vadahi.

Prof.dr. Suzana Golemi shprehu dëshirën e bashkëpunimit me Kolegjin AAB Prishtinë duke përfshirë shkëmbimin e studentëve të cikleve të ndryshme të studimit për periudha semestrale studimi ose për periudha të praktikave, organizimin e përbashkët të konferencave shkencore, programe të veçanta akademike afatshkurtra, përfshirë organizimin e përbashkët të shkollave verore si dhe aplikimin në projekte të përbashkëta.

Të dyja palët shprehën interes të lartë për sa i përket intensifikimit të marrëdhënieve dhe pjesëmarrjes në projekte të përbashkëta të dy universiteteve.