• Ankesa

Bashkëpunim ndëruniversitar mes UNISHK dhe Universitetit Polis!

Bashkëpunim ndëruniversitar mes UNISHK dhe Universitetit Polis!

Në kuadër të përpjekjeve për të rritur standardet e Universitetit të Shkodrës (UNISHK) dhe për t'iu përgjigjur kërkesave të kohës, Rektori i UNISHK, z. Gjuraj, priti një delegacion të Universitetit Polis të kryesuar nga Rektori z. Besnik Aliaj.

Rektori Gjuraj theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndëruniversitar dhe përvojës që Universiteti Polis sjell në fushën e edukimit dhe kërkimit. Duke shprehur konsideratë për Polis si partner serioz dhe elitë e arsimit në vend, ai theksoi rëndësinë e ndërtimit të programeve të përbashkëta studimi, veçanërisht në Planifikimin Urban, ku UNISHK synon të zgjerojë ekspertizën e vet përmes Departamentit të Gjeografisë dhe programeve të tjera të studimit si Ekonomia, Mjedisi, Turizmi dhe Art-Dizajni.

Synimi kryesor i UNISHK mbetet forcimi i ofertës akademike dhe kërkimore, duke i mundësuar studentëve të integrohen me sukses në tregun ndërkombëtar të punës dhe të kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit dhe rajonit. Ky bashkëpunim ndëruniversitar është një hap i rëndësishëm për të krijuar ura të reja lidhjeje mes shkencës dhe praktikës për të ndikuar pozitivisht në komunitetin tonë akademik dhe më gjerë