Bashkëpunim i ri në shërbim të studentëve dhe komunitetit!
Me kërkesë të Drejtorit të filialit në Shqipëri të COOP Soc. Medihospes, z. Walter Balice, Rektori i Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Prof. Dr. Tonin Gjuraj, zhvilloi një takim në ambientet e rektoratit.
Gjatë takimit drejtori i filialit shprehu vullnetin për bashkëpunim me UNISHK, në angazhimin e stafit të ri, të studentëve të vitit të dytë Master i Shkencave në fusha si:
gjuhësi (gjuhë shqipe & gjuhë të huaja)
infermieri
psikologji
drejtësi
Këta profesionistë të rinj pritet të kontribuojnë pranë qendrës pritëse të refugjatëve në Gjadër, duke nisur nga qershori 2026, kur strukturat do të jenë plotësisht funksionale.
Një tjetër pikë kyçe ishte mundësia që studentët të zhvillojnë praktikat profesionale në këtë qendër, duke fituar eksperiencë reale në terren dhe duke kontribuar në shërbime me rëndësi sociale.
Në përfundim, palët ranë dakord që hapi i parë konkret do të jetë nënshkrimi i një marrëveshjeje zyrtare bashkëpunimi.
