Rektori Gjuraj pret përfaqësuesit e Maarif Shkodra Campus për projekt bashkëpunimi
Rektori Gjuraj, priti në një takim përfaqësuesit e Maarif Shkodra Campus, ku morën pjesë Drejtori Emrah Katranci dhe Drejtoresha Didaktike Majlinda Gokaj. Në takim ishte e pranishme edhe Dekania e Fakultetit Ekonomik, Elidiana Bashi.
Takimi u zhvillua për të diskutuar një projekt bashkëpunimi mes dy institucioneve, që synon të mbështesë:
Edukimin për karrierë të maturantëve
Mentorimin & trajnimin e mësuesve të rinj
Bashkëpunimet shkencore & sociale
Rektori Gjuraj vlerësoi këtë nismë dhe shprehu gatishmërinë e Universitetit të Shkodrës për të ndihmuar në realizimin e projektit, duke theksuar rëndësinë e inovacionit dhe përfshirjes sociale.
Palët ranë dakord për hapa konkretë në vijim për formalizimin e bashkëpunimit dhe organizimin e takimeve të ardhshme.