Pas nënshkrimit të Memorandumit për Shkëmbime Akademike dhe Kulturore mes Universitetit të Shkodrës, Shqipëri, dhe Universitetit Monroe, USA, sot rektori Gjuraj priti në një takim informal znj. Lola Gazivoda, themeluesen dhe CEO-n e Bota Consulting Group, e cila ishte ndermjetësuese dhe lehtësuese, si dhe një faktor kyç në nënshkrimin e këtij memorandumi.
Gjatë takimit u diskutua për çështje që lidhen me tarifat, grantet dhe lehtësimin e aplikimeve për studentët, ku fokus të veçantë do të kenë programet e studimit për infermieri dhe administrim biznesi. Ky është një hap i rëndësishëm për të forcuar lidhjet akademike dhe kulturore mes dy universiteteve.