Ditën e hënë, më datë 12.12.22, në Sallën e Konferencave të Fakultetit Ekonomik u zhvillua një bashkëbisedim konstruktiv mes studentëve të universiteti, kryetares së Komisionit të Integrimit Europian, zonjës Jorida Tabaku, dhe nënkryetares së këtij komisioni, zonjës Etilda Gjonaj.
Rektorja e Universitetit, Prof. Dr. Suzana Golemi u uroi mirëseardhjen deputeteve të Kuvendit të Shqipërisë dhe shprehu dëshirën që këto takime të jenë më të shpeshta, sepse të studentët dhe pedagogët tanë janë tepër aktivë dhe të gatshëm për të dhënë kontributin e tyre në sfidat që ka vendi ynë në kuadër të integrimit në Bashkimin Europian