Në kuadër të Ditës Botërore të Autizmit, në Bibliotekën Shkencore Universitare të UNISHK u zhvillua një seminar ndërdisiplinor mbi autizmin, me fokus në aspektet mjekësore, psikologjike dhe arsimore. Aktiviteti u hap nga Arlinda Ymeri, Zv. Dekane e Fakultetit të Shkencave të Edukimit.
Panelistët: Kledi Bala (psikiatër), Fatbardha Osmanaga (psikologe) dhe Brisela Kadija (drejtoreshë arsimore) ndanë njohuri dhe përvoja të vlefshme.
UNISHK i kushton një rëndësi të veçantë aktiviteteve sensibilizuese dhe edukative, duke promovuar vlera të gjithëpërfshirjes, ndërgjegjësimit dhe përkujdesjes sociale.
Diskutime të frytshme dhe mesazhe të forta për mbështetjen e fëmijëve në spektrin e autizmit!