• Ankesa

ASCAL & Universiteti i Shkodrës – Partneritet për cilësinë në arsimin e lartë!

Rektori i UNISHK, Tonin Gjuraj, u takua sot me drejtoren e ASCAL, znj. Anisa Subashi, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e përmirësimit të vazhdueshëm të standardeve të cilësisë dhe angazhimi i universitetit për akreditimin e të gjitha programeve të studimit që ofron.

Ky bashkëpunim nënvizon përkushtimin e përbashkët për cilësi, transparencë dhe zhvillim të qëndrueshëm në arsimin e lartë shqiptar .

Së shpejti, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” nis akreditimin e 8 programeve të studimit, aplikimin për akreditimin e 48 programeve të tjera, si dhe akreditimin periodik institucional.