Talenti, pasioni dhe dija në degën e arteve janë bërë bashkë për të përmbyllur me sukses mbylljen e një viti akademik, përmes një ekspozite të hapur për të gjithë në Galerinë e Arteve Shkodër
Një vit i tërë akademik me punime dhe detyra të realizuara nga studentët dhe pedagogët, u ndërthurën mjeshtërisht në dy mediume të artit, në vizatim dhe grafikë, duke u shprehur përmes videoartit dhe instilacionit.
E gjithë puna krijuese e studentëve dhe pedagogëve të tyre, u kurua nga prof. Nirvana Baja dhe Senad Xhexhovi.
Qëllimi i kësaj ekspozite nuk ishte vetëm pasqyrimi i punëve artistike që bëjnë studentët po dhe fakti se në këtë degë, arti flet me gjuhën e artit e duhet të flasë në Shkodrën e traditave të shumtë dhe të spikatura.
Të pranishëm në ekspozitë ishte Rektorja e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” prof. dr. Suzana Golemi, zv/Rektorja e Marrëdhënieve me Jashtë prof. dr. Rajmonda Këçira, pedagogë e studentë të Universitetit të Shkodrës, dashamirës të artit dhe të kulturës.
Në fjalën e saj përshëndetëse, prof. dr. Suzana Golemi, falënderoi studentët dhe pedagogët për përkushtimin e treguar gjatë punës së tyre tre vjeçare me studentë që dëshirën e tyre për t’u marrë me art e kthyen në profesion. Rektorja shprehu kënaqësinë dhe krenarinë që ndjen si drejtuese e këtij institucioni që ushqen dhe edukon me kulturë të rinjtë e vet. Duke i shtuar qytetit të riun me shpirt artisti ne i kemi shërbyer më mirë mjedisit, u shpreh në fjalën e saj përshëndetëse prof. dr. Suzana Golemi.
Qyteti i Shkodrës sot, ka një ngjarje kulturore. Ekspozita do rrijë e hapur dhe u vizitua nga artdashësit e saj.