Me rastin e 7 Marsit, Universiteti i Shkodres "Luigj Gurakuqi" zhvilloi konferencën e titulluar “Arritje të punës shkencore në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” në vitet 2020-2023”.
Rektorja e universitetit Prof. Dr. Suzana Golemi, mbajti fjalen pershendetese ku theksoi se me rrënjët në traditën e një qytetërimi të hershëm europian, mbështetur në një përvojë të shkëlqyer arsimore dhe edukative, me një staf shumë të kualifikuar e profesional, vendas dhe të huaj, me mundësi të shumta zgjedhjeje në fakultetet e degët e tij (6 fakultete) Universiteti i Shkodrës "Luigj Gurakuqi" nëpërmjet programeve të tij të studimit ofron mundësi të shkëlqyera për ndjekjen e studimeve të larta universitare.
Kualifikimi i stafit akademik të USH-së ka qenë gjithnjë në qendër të punës shkencore të fakulteteve dhe të departamenteve. Gjatë këtyre viteve, por sidomos pas vitit 2020, konstatohet një rritje në kualifikimin dhe aftësimin e stafit akademik, që pasqyrohet në rritjen e numrit të gradave dhe titujve shkencorë. Kujdes i është kushtuar gjatë kësaj kohe integrimit të pedagogëve të rinj dhe studentëve në kërkimin shkencor. Pedagogët tanë kanë kumtuar me sukses në shumë konferenca e simpoziume ndërkombëtare të zhvilluara brenda dhe jashtë vendit, si dhe kanë botuar më shumë vepra shkencore.
Në këte konferencë kumtuan:
Dr. Aurora Dibra, “Panoramë e sfida të punës shkencore në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” në vitet 2020-2023
Dr. Lindita Kazazi, Shkodra në udhëpërshkrimet e Evlija Celebiut.
Dr. Siditë Duraj - Disa rezultate te reja mbi vargjet ekuivalente Cauchy dhe aplikimet e tyre ne kontraksionin Meir-Keeler në hapësirën drejtkëndore të pjesshme metrike.
Dr. Eranda Bilali - Të nxënit përmes shkëmbimeve me universitetet e huaja në përgatitjen e mësuesve: Eksperienca e kulturës së të mësuarit në universitete.
Prof. As. Dr. Ermira Kalaj – Analizë e lidhjes midis investimeve në inovacion dhe përformancës së firmave.
Dr. Ermira Alija - Sfidat e përgatitjes për botim+ të dorëshkrimit të “Rimarit” të Ndre Mjedës, punuar nga profesor Kolë Ashta.
Dr. Bresena Kopliku – Impakti i pandemisë së Covid-19 në emigrimin sezonal nga Shqipëria - e drejta për të emigruar apo detyrimi për të qëndruar.
Ambra Kokaj, Doktorante - Bashkimi Europian dhe roli i qeverisjes lokale në implementimin e Acquis Communautaire