Në laboratorin e degës Gazetari-Komunikim, në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës është aplikuar gjatë këtij semestri për herë të parë përdorimi i Inteligjencës Artificiale në modulet e lëndëve: Edukim Mediatik dhe Gazetari Investigative me studentë të programit të studimit Masterit Profesional të Arsimit Fillor dhe me studentë të programit Bachelor Gazetari-Komunikim.Këto module janë zhvilluar nën drejtimin e pedagogut të këtyre lëndeve Dr.Ardian Hoti.
Konkretisht, studentët kanë thelluar aftësitë e tyre në përdorimin e Inteligjencës Artificiale, websajteve dhe databaseve të ndryshme për të dedektuar foto dhe video të manipuluara apo fallco. Nëpërmjet përdorimit të teknologjisë AI studentët janë aftësuar në zbërthimin e teknikave që përdoren për të manipuluar fotot e vidiot.
Gjithashtu, studentët e degës Gazetari-Komunikimi nëpërmjet Inteligjencës Artificiale kanë mësuar të krijojnë studio virtuale lajmesh të personalizuara.