Më 7 qershor 2024, te Biblioteka Shkencore e Universitetit "Luigj Gurakuqi" Shkoder, u zhvillua Konferenca Shkencore Ndëruniversitare “Anselmo Lorekjo dhe Terenc Toçi: Roli i diasporës arbëreshe në lëvizjen politike dhe kulturore për pavarësinë kombëtare shqiptare”.
Rektorja, Prof. Dr. Rajmonda Këçira, përshëndeti të pranishmit dhe u uroi mirëseardhjen profesorëve të nderuar nga Universiteti i Kalabrisë, Universiteti i Romës, Universiteti i Kjetit – Peskara dhe Universitetit të Palermos.
Gjithashtu, Universitetit "Luigi Gurakuqi", u akordoi titullin "Profesor Nderi" profesorëve arbëreshë Francesco Altimari dhe Matteo Mandala.
Kjo konferencë shkencore ndëruniversitare, e organizuar nga Fakulteti i Drejtësisë dhe Fakultetit i Shkencave Shoqërore të USH-së dhe Njësisë Kërkimore-Studimore për Arbëreshët, Arvanitët dhe Arbëneshët e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, nën kujdesin e veçantë të Arqipeshkëvisë Metropolitane Shkodër Pult dhe Fondacionit Universitar "Françesko Solano", u ndoq me shumë interes nga të pranishmit.