Sot, në kuadër të ditës së hapur Open Day organizuar nga Gjimnazi “At Pjetër Mëshkalla”, Zv. Rektorja Dragusha mori pjesë në aktivitetet promovuese të nxënësve të kësaj shkolle.
Ato u mirëpritën në ambientet e kësaj shkolle nga drejtoresha e shkollës, Motër Valentina Ndreca, dhe stafi i kësaj shkolle, të cilët ndihmuan në organizimin e këtij aktiviteti të suksesshëm.
Të ftuarit patën kënaqësinë të ndiqnin nga afër disa prezantime të grupeve të ndryshme të nxënësve, si ata të grupeve të Letërsisë, Ekonomisë, Filozofisë, Anglishtes, dhe Biologjisë, duke demonstruar pasionin dhe angazhimin e tyre për lëndët që studiojnë.
Pedagogu i Fakultetit të Drejtësisë, Konsulli i Nderit të Italisë në Shkoder dhe njëkohësisht ish-nxënës i këtij gjimnazi, Roland Dodani, PhD, ndau eksperiencat e tij akademike dhe profesionale me të rinjtë.
Shpresojmë që Universiteti i Shkodrës të jetë zgjedhja e parë e shumë maturantëve të këtij gjimnazi, duke ofruar mundësi për një të ardhme të suksesshme dhe zhvillim të karrierës.
UNISHK është gjithmonë në mbështetje të talenteve të rinj dhe përpjekjeve edukative për të avancuar shoqërinë dhe kulturën!