Në vijim të aktiviteteve të zhvilluara në kuadër të Shkollës Verore Ndërkombëtare të projektit REACH, ku Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” është i përfshirë si partner, më 6 dhe 7 tetor 2023, u realizuan veprimtaritë e mëposhtme :
- Leksione nga Dr. Rubin Mandija dhe Dr. Aurora Dibra, lektorë të Universitetin e Shkodrës;
- Vizitë pune në terren në Kalanë Rozafa me mbështetjen dhe bashkëpunimin e Besara Podgorica, drejtore e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore, Shkodër, Helidon Sokoli , Ndriçim Mlika dhe Petrit Bilali. Aktiviteti praktik u ndoq nga prof. Mariangela Vandini nga UNIBO dhe Dr. Aurora Dibra UNISHK për përcaktimin e ecurisë didaktike;
- Vizitë pune në laboratorin REACH të ngritur në Universitetin e Shkodrës në kuadër te këtij projekti;
- Vizitë pune në fototekën Marubi;
- Vizitë pune në Kishën Shën Premtë në Balldren të Lezhës pune dhe Memorialin e Skënderbeut në Lezhë;
- Vizitë pune në Kështjellën e Krujës dhe Muzeun Skënderbeut.
Kjo shkollë do të vijojë sipas programit të përcaktuar në Tiranë në universitetet partnere në projekt me mbështetjen e profesorëve europianë.