AKTIVITETE NË KUADRIN E PROGRAMIT CEEPUS

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Fakulteti i Shkencave Shoqërore, është prej vitesh anëtar i rrjetit universitar CEEPUS, në kuadër të të cilit studentë dhe pedagogë kanë mundësi të shkëmbejnë mobilitete, të studiojnë e të kontribuojnë në mësimdhënie pranë universiteteve evropiane.

Përgjatë një jave, në datat 4-9 mars 2024, prof.as.dr. Valbona Karakaçi dhe prof.as.dr Rrezarta Draçini,  lektore pranë Departamenteve të Letërsisë dhe të Gjuhësisë, janë angazhuar për një cikël leksionesh në lidhje me trashëgiminë kulturore dhe gjuhësore të Shqipërisë. Ky cikël ofrohet pranë Universitetit Publik të Budapestit, Instituti i Studimeve Historike, në kuadër të rrjetit CIII-CZ-0029-16-2021 "Ideja e Evropës në Kulturën, Historinë dhe Politikën Europiane.”

Gjithashtu në takimet e mbajtura me prof. TAMÁS KÖRMENDI, zëvendësdrejtor i Institutit të Studimeve Historike dhe shef i Departamentit të Studimeve mbi Historinë, u vendosën ura bashkëpunimi dhe u ra dakord për projekte e publikime shkencore të përbashkëta në të ardhmen, me theks në trashëgiminë kulturore.