• Ankesa

Aktivitet Shëndetësor në Ditën Botërore të të Sëmurëve Kujdes dhe Ndihmë për Komunitetin

Në kuadër të Ditës Botërore të të Sëmurëve, Klubi Studentor “Ndihma e Parë”, i mbështetur nga Departamenti i Lëndëve Paraklinike dhe Organizata Malteser Albania, organizuan një aktivitet shëndetësor, duke i ofruar popullatës shërbime falas si:

Matja e glicemisë

Matja e presionit arterial

Peshë/Gjatësi dhe BMI

Ky aktivitet u zhvillua pranë godinës së Rektoratit të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ku pati një fluks të madh qytetarësh që përfituan nga këto shërbime. Objektivi kryesor i aktivitetit ishte promovimi i shëndetit, që u realizua me sukses!

Përgëzojmë studentët për përkushtimin dhe mirësinë e tyre në ofrimin e këtyre shërbimeve për popullatën.

Përgëzojmë Organizatën Malteser Albania, që gjithmonë mbështet njerëzit në nevojë dhe studentët tanë.

Falenderojmë qytetarët për besimin dhe urimet e tyre të pafundme!

Një falenderim i veçantë shkon për pedagogun Julian Kraja, për përkushtimin dhe punën e palodhur ndër vite në edukimin dhe formimin profesional të studentëve tanë!