Aktivitet Psikoedukativ i Studentëve të Parashkollorit me Fëmijët e Shtëpisë së Fëmijës 0-6 Vjeç
Sot, më 18 Dhjetor 2024, studentët e ciklit të ulët parashkollor, të udhëhequr nga Dr. Arlinda Hallunovi dhe MSc. Erudita Fshazi, organizuan një aktivitet psikoedukativ me fëmijët e Shtëpisë së Fëmijës 0-6 Vjeç.
Në kuadër të lëndës së Psikologjisë së Zhvillimit, ky aktivitet kishte si qëllim kryesor njohjen praktike të zhvillimit të fëmijëve parashkollorë . Ai u realizua në një atmosferë edukative dhe argëtuese , duke sjellë gëzim dhe përfitime për të dyja palët.
Ky bashkëpunim frytdhënës krijon mundësi për vazhdimin e aktiviteteve të përbashkëta mes Universitetit dhe institucioneve të kujdesit për fëmijët, duke theksuar rëndësinë e praktikës në arsim dhe zhvillimin e hershëm.