Sot, më 20 nëntor 2023, në kuadrin e “Muajit të letërsisë” në sallën “Vehbi Bala” të Bibliotekës Shkencore Universitare u zhvillua nje takim letrar me poeten dhe përkthyesen Loreta Schillock, në qendër të të cilit ishte prezantimi i vëllimit të saj me poezi ”Shtegtim vargjesh”, si dhe bashkëbisedimi me studentë të degëve Gjuhë-Letërsi dhe Gazetari-Komunikim. Për vlerat artistike, figuracionin dhe tematikat, referuan Prof.as.dr. Arben Prendi dhe studenti Edon Bushaj, Master Profesional në Gjuhë-Letërsi.
Gjatë takimit diskutuan dhe lexuan poezi: Aleksandër Prenga, Bachelor Gjuhë -Letërsi, aktor i teatrit Migjeni"; Xhuljana Guri Gjuhë- Letërsi; Arjola Zadrima, Gazetari-Komunikim; Nikolin Ferketa, aktor i Teatrit "Migjeni".
Poezitë dhe shkrimet e Loreta Schillock botohen në shumë revista europiane. Në shtator 2023 botohet vëllimi i saj poetik “Shtegtim vargjesh” nga shtëpia botuese “Onufri” Tiranë. Aktualisht ligjëron në Universitetin e Stutgart-it, është specialiste pranë Ministrisë së arsimit në Stuttgart për gjuhën gjermane si gjuhë të huaj dhe të dytë. Loreta Schillock i përkushtohet përkthimeve letrare të veprave shqipe dhe gjermane, si dhe kultivimit të letërsisë dhe kulturës shqiptare në vendet gjermanofolëse.