Aktivitet në kuadër të Javës së Sportit në Ballkanin Perëndimor

Në Shtëpinë e të Moshuarve Shkodër u zhvillua dita e tretë dhe e fundit e aktiviteteve në kuadër të Javës së Sportit në Ballkanin Perëndimor. Gjatë kësaj jave u zhvilluan aktivitete me nxënës të shkollave të Shkodrës, studentë të Universitetit të Shkodrës dhe banorë të Shtëpisë së të Moshuarve Shkodër.

Qëllimi i Javës së Sportit është promovimi i vlerave që ka sporti për një jetë të shëndetshme, nxitjen e zhvillimit të aktiviteteve sportive në të gjitha grupmoshat dhe një mënyrë jetese aktive në popullatë.