Aktivitet me titull “Ekspeditat mësimore gjatë viteve”

Sot, më 22.12.2023, te Biblioteka Shkencore e Universitetit "Luigj Gurakuqi" Shkoder, Departamenti i Historisë organizoi aktivitetin me titull “Ekspeditat mësimore gjatë viteve” në formën e ekspozitës me foto dhe video të realizuara gjatë zhvillimit të ekspeditave mësimore.

Praktika mësimore në terren ka qenë një pjesë e pandashme e procesit dhe programeve mësimore “Histori” dhe së fundi “Histori dhe Trashëgimi kulturore", të realizuara nga Departamenti i Historisë.