Departamenti i Fizikës në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” vijon me organizimin e aktiviteteve që afrojnë studentët me tregun e punës. Ditën e nesërme, më datë 20 maj 2025, do të zhvillohet një workshop interaktiv me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të firmës “Floros shpk” dhe Zyrës së Punës Shkodër .
Në fokus do të jenë studentët e programit “Specialist i lartë elektrik” (viti I dhe II), të cilët do të kenë mundësi të diskutojnë mbi sfidat dhe mundësitë në fushën e energjisë elektrike .
Ky takim synon të krijojë ura bashkëpunimi ndërmjet arsimit dhe sektorit privat, duke përgatitur studentët për një të ardhme të suksesshme profesionale