Pas vizitës dhe diskutimit për marrëveshje bashkëpunimi në Autoritetin për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” vijoi aktivitetet e tij akademiko-kulturore me një ekspozé përkujtimore që mbarti ngarkesë të fortë historike dhe emocionale.
Në auditorin A1 të Fakultetit Ekonomik, u mbajt ekspozéja me titullin simbolik “Ai që ndezi dritën në bodrumin e ferrit”, në nderim të At Pjetër Mëshkallës – një prej figurave më të ndritura të qëndresës shpirtërore dhe njerëzore gjatë diktaturës.
Në panel ishin të pranishëm:
• Rektori i UNISHK, Tonin Gjuraj
• Viktor Martini, bashkëvuajtës dhe ideatori i kësaj ekspozéje
• Shkrimtari dhe publicisti Preç Zogaj
• Studiuesi Martin Leka
• Arben Prendi, drejtor i Departamentit të Letërsisë në Fakultetin e Shkencave Shoqërore
Ngjarja u pasurua me dëshmi të gjalla nga bashkëvuajtës të At Mëshkallës, diskutime nga salla dhe prania domethënëse e nxënësve të shkollës “At Pjetër Mëshkalla”, të cilët i dhanë zë një brezi që kujton për të mos harruar.
Një akt kujtese dhe reflektimi që nderoi të shkuarën për të ndriçuar të ardhmen.