“T’i japim fund ndotjes nga plastika” është thirrja globale e këtij viti nga OKB – një kujtesë se planeti ka nevojë për kujdesin dhe veprimin tonë!
Studentët e departamentit Bio-Kimi shoqeruar nga pedagoget e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, në bashkëpunim me AMBU dhe EU4RIVERS, iu bashkuan kësaj dite të rëndësishme me një aktivitet ndërgjegjësues dhe shkencor.
U realizua monitorimi i faktorëve fiziko-kimikë të ujërave të Liqenit të Shkodrës në tre stacione kryesore:
Ura e Vjetër e Bunës
Brendësia e Liqenit
Stacioni i Shirokës
Ndërkohë, Klubi Studentor “Fryma e Natyrës 3” prezantoi punime mbi:
Ekosistemet ujore në rajon
Vlerat dhe biodiversitetin
Problematikat mjedisore
Menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore
Ishte një ditë e mbushur me dijeni, pasion dhe angazhim për natyrën. Sepse kujdesi për mjedisin është kujdes për jetën!