Me datë 30/11/2022 Departamenti Psikologji–Punë/Sociale në kuadër të fushatës sensibilizuese “16 ditët e aktivizimit kundër dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore” organizoi takimin me përfaqësues të shoqatës “Papa Xhovani XXIII” psikologet Mira Prekperaj dhe Donika Marku. Ky takim u moderua nga pedagoget Adelina Kakija dhe Bujanë Topalli.
Në këtë aktivitet informues/ndërgjegjësues kundër dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore u diskutua pikërisht për fenomenin e dhunës , rëndësinë e raportimit, institucionet ku mund të raportojnë dhunën dhe në veçanti aktivitetin që ushtron shoqata “Papa Xhovani XXIII”. Me interes ishte atmosfera e krijuar nga shembujt e dhënë në përgjigje të pyetjeve të studentëve.
Dhuna ndaj vajzave dhe grave është një nga shkeljet më të përhapura të të drejtave të njeriut ndaj fuqizimi i gruas ishte fjala kyçe e këtij aktiviteti.