• Ankesa

12 Maji, Dita Ndërkombëtare e Infermierëve – Aktivitet i klubit studentor “Ndihma e parë” para godinës së Rektoratit të Universitetit të Shkodrës

Në kuadër të 12 Majit – Ditës Ndërkombëtare të Infermierëve, Departamenti i Lëndëve Paraklinike në bashkëpunim me Klubin Studentor “Ndihma e Parë”, dhe me mbështetjen e Organizatës Malteser, organizoi një aktivitet simbolik para godinës së Rektoratit të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” .

Ky aktivitet kishte për qëllim të shprehte mirënjohjen për përkushtimin dhe sakrificën e infermierëve në kujdesin ndaj pacientëve dhe komunitetit. Me moton “Faleminderit Ju Infermierë” , studentë dhe pedagogë u angazhuan në një nismë sensibilizuese dhe falënderuese, duke vënë në pah rolin jetik të infermierit në sistemin shëndetësor.

Aktiviteti u prit me interes të shtuar nga qytetarët, të cilët përfituan nga shërbime falas si:

matja e tensionit arterial, kontrolli i glicemisë në gjak, vlerësimi i indeksit të masës trupore (BMI)

Qytetarët falënderuan studentët për profesionalizmin dhe gatishmërinë e treguar në ofrimin e këtyre shërbimeve mjekësore bazë .