Vizioni
Universiteti i Shkodrës "Luigj Gurakuqi" synon të jetë faktor në promovimin e dijes, shkencës dhe vlerave komunitare e intelektuale që mundësohen përmes komunikimit dhe informimit transparent.

 

Misioni
Universiteti i Shkodrës "Luigj Gurakuqi" është institucion i lartë publik që ofron programe studimi në tre nivele: bachelor, master profesional dhe shkencor, dhe doktoraturë. USH ka si mision të formojë specialistë të lartë dhe të përgatisë shkencëtarë të rinj përmes krijimit të dijeve, transmetimit, zhvillimit dhe mbrojtjes së tyre nëpërmjet mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe shërbimeve. Universiteti i Shkodrës ka për qëllim të nxisë e të zhvillojë artet, edukimin fizik dhe sportet.