T@SK-Project
Towards increased Awareness, responsibility and shared quality in Social Work (Drejt rritjes së ndërgjegjësimit, përgjegjësisë dhe cilësisë së përbashkët në Punën Sociale)
T@sk - Towards increased Awareness, responsibility and shared quality in Social Work (Drejt rritjes së ndërgjegjësimit, përgjegjësisë dhe cilësisë së përbashkët në Punën Sociale) është një projekt i financuar nga programi ERASMUS + Ndërtimi i Kapaciteteve të Bashkimit Evropian. Ky projekt synon të forcojë dhe modernizojë ofrimin e Shërbimeve Sociale në Shqipëri duke fuqizuar sistemin e arsimit të lartë shqiptar
Aktivitetet e T@sk mbështeten në një program të mësimdhënies së mësuesve dhe instruktorëve nga një kolegë tek tjetri, me një program që ndërthur të ligjëratave të drejtpërdrejta me seminare praktike, duke përfshirë një kontroll të vazhdueshëm të të dhënave nga përfshirja e partnerëve të kualifikuar.
Projekti T@sk përfshin të gjitha Universitetet shqiptare publike që ofrojnë një diplomë Bachelor ose Master në Punë Sociale në Shqipëri (Universiteti i Shkodrës, Tiranës dhe Elbasanit). Projekti T@sk mund të mbështetet në ekspertizën afatgjatë të Universitetit të Firences, Universitetit Complutense të Madridit, Instituto Universitário të Lisbonës dhe Ordine degli Assistenti Sociali të Rajonit Toskanës në fushën e organizimit dhe vlerësimit të Punës Sociale.
T@sk është një projekt shumëplanësh. Qëllimi i tij kryesor është të azhornojë, modernizojë dhe ndërkombëtarizojë Universitetet Shqiptare që ofrojnë diploma Bachelor dhe Master në Punën Sociale. Lektorët e Universitetit - së bashku me stafin e tyre administrativ - do të jenë nxitësit kryesorë të profesionalizimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë Shqiptar në fushën e Punës Sociale të zhvilluar nga projekti T@sk. Studentët e Punës Sociale të Universiteteve të Tiranës, Shkodrës dhe Elbasanit do të përfitojnë nga aktivitetet e trainimit dhe azhornimit të bëra nga anëtarët e T@sk përmes një përfshirje të drejtpërdrejtë në seancat e trajnimit dhe një fitim indirekt të kompetencave në planin afatgjatë. Partnerët e asociuar të T@sk (OJQ, bashki, përfaqësues të sektorit të tretë) do të sjellin ekspertizën e tyre në këtë fushë për sa i përket organizimit dhe zbatimit të Shërbimeve Sociale. Ata gjithashtu do të përfitojnë nga aktivitetet e trainimit dhe azhornimit, dhe ata do të bashkëndajnë ekspertizën e profesionistëve të tyre përkatës në BE gjatë seancave të zhvilluara në Shqipëri.
Koordinatori i Projektit T@sk
Giorgia Bulli
www.taskproject.eu