Improving Research capacities of Albanian higher education institutions in conservation and restoration of Cultural Heritage-REACH

 

Projekti REACH është projekt Erasmus +, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian, fokusi i te cilit eshte përmirësimi i kapaciteteve kërkimore të institucioneve të arsimit të lartë shqiptar në ruajtjen dhe restaurimin e trashëgimisë kulturore.

 

 

Objektivat e projektit janë:

  • Përmirësimi i kuadrit ligjor dhe vendosja e standardeve për klasifikimin e IAL-ve në bazë të kontributit në kërkime për konservimin dhe restaururimin si dhe bazuar në metodologjitë kërkimore dhe trajnimit kërkimor në fushën e restaurimit;
  • Rritja e kapaciteteve të stafeve të universiteteve për vlerësimin, kërkim-restaurimin dhe ruajtjen si dhe rritja e prirjeve me inovacion dhe konkurrencë;
  • Krijimi i laboratorëve mësimorë bashkëkohorë, të integruar dhe ndërdisiplinorë;
  • Transferimi i kërkimit në mësimdhënie, përmes zhvillimit të metodave inovative të kërkimit.

 

Rezultatet e pritshme nga projekti në Universitetin e Shkodrës janë:

  • Ngritja e laboratorit dhe instalimi i pajisjeve laboratorike,
  • Publikimet dhe shpërndarja e rezultateve të kërkimit në nivel ndërkombëtar,
  • Krijimi i një strategjie ndërdisiplinore për ruajtjen dhe restaurimin e objekteve të trashegimisë kulturore,
  • Burime njerëzore të kualifikuara,
  • Krijimi i një rrjeti bashkëpunues ndërmjet institucioneve pjesëmarrëse në partneritet

 

Partnerët në këtë projekt janë:

  • Universiteti i Arteve i Tiranës, (Tiranë, Shqipëri)
  • Universiteti Politeknik i Tiranës, (Tiranë, Shqipëri)
  • Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, (Shkodër, Shqipëri)
  •  Akademia e Studimeve Albanologjike, (Tiranë, Shqipëri)
  • Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, (Tiranë, Shqipëri)
  •  Alma Mater Studiorum Universita di Bologna, (Bolonja, Itali)
  • Universita degli Studi di Urbino Carlo Bo, (Urbino, Itali)
  • Fondazione Flaminia Universita di Romagna, (Itali)
  • Escola Superior De Conservacion e Restauracion De Bens Culturais de Galicia, (Spanjë)

 

Projekti koordinohet nga Universiteti i Arteve i Tiranës (Tiranë, Shqipëri)

 

Kontakti i koordinatorit:

Z. Pjeter Guralumi, koordinator i projektit: pjeter.guralumi@uart.edu.al

 

Kohëzgjatja e projektit: janar 2020 – janar 2024

 

Për informacione të mëtejshme mund të vizitoni faqet e mëposhtme:

https://www.reachculturalheritage.eu/

 

Facebook
@REACH-Innovating-Cultural-Heritage

Instagram
@Reachculturalheritage


EU DISCLAIMER


Financuar nga Bashkimi Evropian. Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura janë megjithatë vetëm ato të autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Bashkimit Evropian ose të Agjencisë Ekzekutive Evropiane të Arsimit dhe Kulturës (EACEA). As Bashkimi Evropian dhe as Agjencia Ekzekutive Evropiane e Arsimit dhe Kulturës (EACEA) nuk mund të mbajnë përgjegjësi për to.