Dekan: Profesor doktor Mimoza PRIKU
Email: mimoza.priku@unishk.edu.al
Tel: 22800655
Zv. Dekan: Dr. Brisena Kopliku
eMail: brisena.kopliku@unishk.edu.al
Sekretare e Dekanit: Doriana (Shpori) DEDA
eMail: doriana.deda@unishk.edu.al
Tel: 22800655
Adresa: Rruga Jeronim De Rada 4, Shkodër, Albania
Fakulteti i Shkencave Shoqërore është një prej themelvënësve të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe e ka gjenezën e tij që në vitin 1957, vit kur u hap për herë të parë Instituti i Lartë Pedagogjik i Shkodrës. Një prej degëve të para të këtij institucioni ishte pikërisht Gjuhë shqipe - Letërsi - Histori. Ndërsa gjatë viteve 1970 – 1982 funksionin si degë të veçanta: Gjuhë shqipe – Letërsi dhe Histori – Gjeografi. Me Vendim të Këshillit të Ministrave nr. 167, datë 28. 05. 1991 Universiteti fitoi statusin që ka sot dhe brenda tij Fakulteti i Shkencave Shoqërore nisi jetën si njësi e veçantë me dy drejtime studimi: Gjuhë shqipe – Letërsi dhe Histori – Gjeografi. Po në këtët vit në Fakultetin e Shkencave Shoqërore u miratua katedra e: Gjuhës, Letërsisë, Historisë, Gjeografisë, Filozofisë dhe e Gjuhëve të huaja.
Gjatë viteve Fakulteti i Shkencave Shoqërore u zgjerua dhe u pasurua edhe me drejtime të reja studime. Ky fakultet si një nga njësitë kryesore të USH-së është i organizuar sot në 4 njësi bazë: Departamenti i Gjuhës shqipe, Departamenti i Letërsisë, Departamenti i Historisë dhe Departamenti i Gjeografisë. Ai ofron 4 programe studimi në ciklin e parë (Bachelor): Gjuhë shqipe - Letërsi, Gjeografi, Histori dhe Gazetari e komunikim.
Pranë këtij Fakulteti është hapur edhe cikli i dytë i studimeve (Master shkencor) me këto programe studimi: Studime të thelluara në gjuhësi, Etnokulturë dhe letërsi shqiptare, Studime shqiptare dhe Gjeografi rajonale. Funksionojnë edhe dy Mastera profesionalë që përgatisin “Mësues” në profilet Gjuhë shqipe- Letërsi dhe Histori-Gjeografi.
Pranë këtij fakulteti është ngritur dhe funksionon Qendra e Studimeve Albanologjike.
Përveç mësimdhënies, pjesë integrale e punës në këtë fakultet është edhe kërkimi shkencor. Një pjesë e këtij produketi shkencor është i pasqyruar në revistën shkencore “Buletin shkencor” (Seria e Shkencave Shoqërore) dhe kolanën “Studime shqiptare”, e cila përbën një manifestim të pasur të zhvillimit të mendimit kërkues shkencor në fusha të shkencave humane.
Sot Fakulteti i Shkencave të Shoqërore ka 36 pedagogë, prej të cilëve 5 mbajnë titullin “Profesor”, 11“Profesorë të asocuar”, 14 “Doktorë”dhe 2 “Docentë”.
STRUKTURA ORGANIZATIVE E FAKULTETIT TË SHKENCAVE SHOQËRORE
Dekane e Fakultetit: Prof. dr. Mimoza PRIKU
ZV. Dekane: Dr. Brisena Kopliku
Sekretare e dekanit: Dorana Deda
Sekretare mësimore: Vjola Saiti, Ardiana Loku
Departamenti i Gjuhësisë - Departamenti i Letërsisë - Departamenti i Historisë - Departamenti i Gjeografisë