Ju njoftojmë se kanë filluar aplikimet për pajisjen me kartën e studentit pranë Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.
Aplikimet kryhen tek Fakulteti i Shkencave Shoqërore në sportelin e vënë në dispozicion nga POSTA SHQIPTARE (Godina e Fakultetit të Shkencave Shoqërore, kati I) .
Aplikimi është pa pagesë. Posta Shqiptare ka marrë përsipër realizimin e këtij shërbimi.
Aplikimi për kartën e studentit është një mundësi e mirë për të marrë shërbime me çmime të reduktuara sipas akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi.
Përmes këtij njoftimi ftohen studentët të aplikojnë.
Bashkangjitur gjeni dokumentat: