Aktiviteti u idea nga Qendra e Studimeve Albanologjike.
Në këtë veprimtari morën pjesë prof.dr. Suzana Golemi rektore e Universitetit të Shkodrës, zv/Rektorja prof.as.dr.Paulina Guli, zv/Rektorja për Marrëdhëniet me jashtë prof.dr. Rajmonda Këçira, ish rektorë të Univeritetit të Shkodrës, figura të spikatura pedagogësh ndër vite, të ftuar e dashamirës të Universitetit tonë.
Veprimtaria e sotme solli ndërmendje kontributin e figurave të nderuara, profesorëvë të parë që në rrjedhjen e viteve hodhën dhe konsoliduan themelet e këtij Universiteti me rëndësi të veçantë në historinë tonë kombëtare në fushën e arsimit dhe të kulturës.
Konferencën e përshëndeti prof.dr. Suzana Golemi rektorja e Universitetit të Shkodrës e cila shprehu mirënjohjen e konsiderstën e saj ndaj misionit, kontributit dhe përvojës së pëdagogëvë të nderuar që dhanë gjatë 65-viteve të këtij Universiteti.
Të ndjehemi krenar që Universieti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” mbart me vete emra pedagogësh shumë të nderuar në plan ndërkombëtar e më gjërë që kontribuan në edukimin e brezave të tërë ku produkti i punës së tyrë janë një numër i madh studiuesish serioz, artistë të mëdhenj e profesionistë model.
Veprimtaria u përshëndet gjithashtu nga ish rektori prof.dr. Dhimitër Dhora, ish rektori Prof.dr.Gjovalin Gruda, ish-rektorja prof. dr. Dhora Lloja, profesori i nderuar prof.dr. Irakli Beka, akademiku Bahri Beci, e z. Adem Bala, të cilët shprehën mirënjohjen e falenderimet e tyre ndaj punës së përkushtuar dhe kontributit të pa matë që dhanë në përcjelljen e dijes gjatë karrierës së tyre akademike e shkencore.
Fotogaleri:
Në kuadër të 65-vjetorit të Universitetit të Shkodrës „Luigj Gurakuqi“