Me datën 23 Dhjetor 2021 u organizua nga Fakultetit Ekonomik i Universitetit të Shkodrës Takimi menexhues dhe kordinues bilateral Mali i Zi- Shqipëri në kuadrin e projektit Erasmus + MARDS. Takimi u organizua në laboratorin e katit të parë të Godinës së Fakultetit Ekonomik e paisur me të gjitha paisjet kompjuterike dhe audiovizuale nga projekti MARDS.
Në këtë takim u prezantua nga kordinatoria e projektit për UNISHK, prof.dr.Arjeta Troshani progres raporti i projektit MARDS me fokus në të gjitha aktivitetet e projektit gjatë periudhës 2020-2021. Prof.dr.Arjeta Troshani falenderoi në mënyrë të veçantë gjithë stafet akademike të grupit të punës të Fakultetit Ekonomik për punën e bërë gjatë këtyre dy viteve në tre raundet e aplikimit të programit të doktoraturës në “Ekonomi dhe Turizëm i Qëndrueshëm” në pregatitjen e dokumentacionit të kërkuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit. Në raundin e fundit të aplikimit në MASR, programi i doktoraturës në ”Ekonomi dhe Turizëm i Qëndrueshëm”që do ofrohet nga Fakultetit Ekonomik kaloi me sukses fazën e parë dhe pritet përgjigja nga MASR për fazën e dytë të këtij aplikimi. Puna e madhe e kryer nga stafi akademik i Fakultetit Ekonomik në pregatitijen për fazën e dytë të aplikimit ka konsistuar në pregatitjen e Projekteve Kërkimore-Shkencore që do zhvillohen nga doktorantët e këtij programi ku me Vendimin nr.239 prot.nr.2295 datë 22.07.2021 të Senatit Akademik dhe Vendimin nr.345 prot.nr.3942 datë 17.11.2021 të Bordit të Administrimit, këto projekte do të mbështeten financiarisht nga buxheti i Universitetit të Shkodrës.
Në prezantimin e tij prof.dr.Radovan Stojanovic përshëndeti punën mjaft të mirë të realizuar nga grupi i punës së projektit MARDS nga Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Shkodrës për të cilin është marrë vlerësim pozitiv edhe nga zyra EACEA, Bruksel, Belgjikë në raportin intermediat të projektit. Ndërkohë prof.Radovan Stojanovic tregoi shembullin e suksesshëm të aprovimit të doktoraturës në Universitetin e Malit të Zi në “Zhvillim të Qëndrueshëm” ku janë rregjistruar 15 kandidatët e parë me rezultate shumë të mira në shkollimin e tyre në nivel Bachelor dhe Master Shkencor. Përvoja e aplikimit të sukseshëm të doktoraturës që do ofrohet nga Universiteti i Malit të Zi ka konsistuar edhe në angazhimin e stafeve akademike të nivelit mjaft cilësor, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Gjatë prezantimit të progres raportit, prof.Radovan Stojanovic theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të stafeve akademike dhe të strukturave drejtuese të Universitetit të Malit të Zi në suksesin e këtij programi doktorature.
Në prezantimin e tj prof. Betim Çiço nga Universiteti Metropolitan shpjegoi disa orientime se ku duhet të bazohen kriteret e pranimit të kandidatëve të parë në programin e doktoraturës dhe rëndësinë e ngritjes së strukturave bashkëpunuese për seleksionimin e kandidatëve dhe për ndjekjen e punës së tyrë gjatë pregatitjes së temës së doktoraturës. Prof.Betim Çiço shpjegoi edhe rëndësinë e bashkëpunimit me partnerët nga komuniteti i biznesit për realizimin e projekteve kërkimore- shkencore për një orientim më të mirë të punës kërkimore nga nevojat e zhvillimit ekonomik të vendit.
Prof.David Kalaj shpjegoi situatën financiare të projektit MARDS të shpenzimeve të kryera deri tani dhe ku duhet të përqëndrohen aktivitetet e projektit në të ardhmen.
Takim u mbyll nga prof.Radovan Stojanovic me falenderimet për punën mjaft të mirë organizative të kësaj mbledhje nga stafi akademik i Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Shkodrës duke uruar që programi i doktoraturës në “Ekonomi dhe Turizëm i Qëndrueshëm” të kaloj me sukses edhe fazën e dyte të aplikimit në MASR.
Fotogaleri:
MARDS: Takim menexhues dhe kordinues bilateral Mali i Zi – Shqipëri