Në konferencën me temë “Marrëdhëniet Turqi-Shqipëri nga e kaluara në të sotmen”, organizuar nga Instituti Yunus Emre Shkodër, në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” ishte i ftuar Ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë z. Murat Ahmet Yörük.
Në konferencën e mbajtur më datë 10 dhjetor 2021, morën pjesë Rektorja e Üniversitetit të Shkodrës "Luigj Gurakuqi" Prof. dr. Suzana Golemi, dekanë dhe zëvendës dekanë të fakulteteve, pedagogë dhe studentë të universitetit, përfaqësues të institucioneve turke në Shqipëri, drejtues të institucioneve në Shqipëri, qytetarë shkodranë dhe përfaqësues të mediave.
Pas konferencës programi përfundoi me promovimet në stendat Institutit Yunus Emre, Drejtorisë së Përgjithshme Arsimore të Turqisë, Agjencisë Turke për Zhvillim dhe Koordinim (TIKA), Fondacionit Turk Maarif dhe Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Turqi-Shqipëri si dhe me gosti të kulinarisë turke.
Fotogaleri:
Marrëdhëniet Turqi-Shqipëri nga e kaluara në të sotmen