Në ambientet e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakqui” më 10.12.2020 u organizua Konferenca Ndërkombëtare “ Transhumance and Rural Development” që vjen si bashkëpunim i Fakultetit Ekonomik, Departamentit të Gjeografisë dhe Qendrës së Studimeve Albanologjike në Fakultetin e Shkencave Shoqërore, Fakultetit të Shkencave të Natyrës si dhe Institutit të Kërkimeve Rurale.
Të pranishëm në takim ishte Rektorja e Universitetit të Shkodrës Prof. Dr. Suzana Golemi, Zv/Rektorja prof. as.dr. Paulina Guli, Tana Kika Drejtore e Autoritetit Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtejes së Bimëve, pedagogë të Universitëtit të Tiranës dhe të Shkodrës, përfaqësues nga zonat rurale, përfaqësues të Drejtorive Rajonale Shkodër.
Organizimi i një konference të tillë solli në qendër të vëmendjes problemet me të cilat përballet sot jeta e zonave rurale, sfidat dhe vështirësitë si dhe rekomandimet e dhëna nga përfaqësuesit e botës së shkencës.
Risia e konferencës konsiston pikërisht në trajtimin e fenomenit të trans-humancës, fenomen mijëravjecar, por pak i studiuar në kontekstin shqiptar.
Fjala “transhumance” vjen nga latinishtja nga “trans- përtej” dhe “humus-tokë”. Transhumanca është një formë e agro-pastoralizmit që përfshin lëvizjen sezonale të barinjve me bagëtitë e tyre në distanca pak a shumë të gjata, nga malet në fushë ose bregdet dhe anasjelltas në kërkim të kushteve sa më të përshtatshme për kullotë.
Fjalën e hapjes së Konferencës e mbajti Rektorja e Universitetit të Shkodrës Prof. Dr. Suzana Golemi e cila falenderoi të gjithë të pranishmit në Konferencë për kontributin e tyre dhe u shpreh shumë e kënaqur për të diskutuar një temë shumë të rëndesishme që ka në fokus trashëgiminë natyrore, gjuhësore, kulturore dhe jo vetëm, traditën dhe mundësitë për zhvillimin ekonomik dhe social të Rajonit.Përvecse prezantimeve nën këndvështrimin shkencor, në konferencë u inaugurua edhe ekspozita “Jeta baritore në Alpet Shqiptare” nga etnologia dhe antropologia franceze Martine Wolff. Krahas diskutimeve akademike, në konferencë ishte parashikuar edhe organizmi i një tryeze me cobane dhe përfaqësues të bizneseve fermere të cilët diskutuan mbi vështirësitë e tyre të përditshme në organizimin e jetës rurale.\