Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” hapi faqen e parë të historisë së kampioneve në disiplinën e Handbollit. Më 9-10 dhjetor u zhvillua për herë të parë në kampionatin e lojërave Universitare sporti i Handbollit për femra dhe meshkuj. Ekipi i vajzave të Univesitetit të Shkodrës u ndesh me ekipin e Universitetit të Sporteve Tiranë dhe Universitetit të Korçës, ku u shpall kampion.
Po ashtu ekipi i djemve të Universitetit të Shkodrës u ndesh me ekipin e Universitetit të Sporteve Tiranë me Politeknikun dhe me Universitetin e Korçës, ku përsëri u shpallën kampion.
Universiteti i Shkodrës vazhdon të mbajë traditën e kampionit e të triumfojë ndaj çdo lloj vështirësie