"Roli i Medias në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE- së ", iniciativë e Fondacionit gjerman "Konrad Adenauer", u ndal në Fakultetin e Shkencave Shoqërore në Universitetin e Shkodres ku zhvilloi një seminar ku u diskutuan një sërë çeshtjesh dhe problemesh me të cilat përballet media në Shqipëri.
Takimin e hapi Prof.dok.Migena Leskoviku,eksperte e të drejtave të njeriut. Leskoviku referoi temen "Të drejtat themelore të parat: liria e medias kusht për funksionimin e demokracisë", ku u evidentuan detyrimet që ka një shtet për plotësimin e kushteve për pavarësi totale ndaj fjalës së lirë,ndaj gazetarëve dhe medias.
Takimi nxori në pah nevojën e madhe që ka tregu mediatik për profesionistë, ruatjen e etikës në raportim, kontrollin e fakteve, raportimin cilësor si dhe lirinë e medias si kusht kryesor për rrugëtimin europian.
Studentët që u shoqëruan në këtë takim nga pedagogët Isida Haxhi dhe Altin Mema u njohën edhe me mundësitë që ofron ky fondacion përmes programeve të ndryshme .
Takimin e ndjeku nga afër vetë Dr.Tobias Rüttershoff, dejtuesi i Zyrës për Shqipërinë i Fondacioni Gjerman “Konrad Adenauer''.
Programi i Gazetari-Komunikim në universitetin e Shkodres ka diplomuar dhjetra studentë që nga hapja e parë në vitin 2006,ku një pjesë e madhe janë konkurentë të denjë në tregun mediatik në Shqipëri.
Fotogaleri:
Roli i Medias në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE- së